02 Mars 2021

FSSHK kërkesat e punëtorëve të Mjekësisë Ligjore

Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i (Federates Sindikatale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) Dr. Blerim Syla ka deklaruar se në bazë të ndërgjegjes së solidaritetit sindikal si dhe natyrshmërisë së procesit të punës së punonjësve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML) pranë Ministrisë së Drejtësisë, FSSHK mbështet fuqishëm kërkesat e punëtorëve të këtij institucioni, duke i konsideruar si të drejta dhe legjitime.

Me këtë rast FSSHK-ja, edhe njëherë sipas tij shpreh indinjatë të thellë për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë të personave të autorizuar pranë kësaj ministrie, të cilët për shkak të matrapazllëkut të tyre krijojnë rrethana diskriminuese brenda institucionit përkatës.

Andaj, Syla ka theksuar se duke u mbështet në faktin se në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë janë të përfshira mjetet financiare për ngritjen e pagave prej 30% për punëtorët të DML-së dhe në bazë të faktit se 22 nga 47 punëtorë të këtij institucioni gëzojnë ngritjen prej 30%, fuqishëm mbështesim 25 punëtorët të DML-së të cilëve nuk iu kompensohet ngritja e pagave prej 30% nga 01.01.2010.

Andaj duke marr parasysh profilin profesional të këtyre profesionistëve të mjekësisë ligjore, FSSHK-ja fuqishëm e mbështet aksionin e ndërmarrë nga këta punëtorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)