19 Prill 2024

FSSHK i kërkon Bukoshit të merret me problemet në shëndetësi

Prishtinë, 5 tetor - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), vlerëson se Ministria e Shëndetësisë si organ më i lartë menaxhues i sistemit shëndetësor në territorin e Republikës së Kosovës, edhe njëherë dëshmon se nuk është e interesuar për gjendjen e punëtorëve shëndetësor dhe paraqitet si sabotues kryesor i dialogut social në nivel vendi.

Kryetari i FSSHK –së, Dr. Blerim Syla, ka thënë se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ndërgjegjshme para anëtarëve të saj parimisht, dhe punëtorëve shëndetësor në përgjithësi, tenton që të zhvillon marrëdhënie korrekte dhe në interes të përmirësimit të mirëqenies sociale të punëtorëve shëndetësor, prapë iu është dëshmuar jo sinqeriteti i udhëheqësisë së MSH-së.

Me kërkesën e Kryetarit të FSSHK-së, është kërkuar një takim me Sekretarin permanent të MSH-së, i cili refuzon takimin pa arsye.

Me këtë veprim sipas z. Syla konfirmohet neglizhenca e këtij institucioni për rolin që e gëzon sipas autorizimeve ligjore, dhe vërtetohet angazhimi më i madh politik e partiak sesa evitimi i problemeve në sistemin shëndetësorë.

“Si ministri, si ish-U.D i sekretarit, po ashtu edhe sekretari permanent nuk kanë dëshmuar asnjëherë gatishmërinë e tyre që të ballafaqohen me realitetin e mjerë të punëtorëve shëndetësor”, ka theksuar ai.

Duke marr parasysh të gjitha tentativat e sabotimit të dialogut social nga ana e MSH-së, brishtësisë së komunikimit në mes të FSSHK-së dhe MSH-së, definitivisht krijohen rrethanat të detyrueshme që FSSHK-ja të nisë procedurë gjyqësore kundër MSH-së për shkak të shkeljes së Kontratës Kolektive dhe shkeljeve të procedurave administrative.

Gjithashtu, organet kompetente të FSSHK-së, do të shqyrtojnë situatën e krijuar nga MSH-ja, dhe konform gjendjes do të vendosin për masat sindikale që duhet të ndërmerren.

FSSHK-ja edhe një herë i bënë thirrje publike Ministrit dhe Sekretarit, që të merren me problemet në shëndetësi duke i lënë anash aktivitetet partiake dhe të fillojnë dialogun sa më parë me FSSHK-në, për zgjidhjen e problemeve në shëndetësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)