18 Janar 2021

FSSHK e quan vepër terrorizuese sulmin ndaj mjekut

Prishtinë, 1 tetor - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), me rastin esulmit fizik ndaj mjekut dhe kolegut tanë Dr. Arsim Morina, shprehëindinjatën e thellë për këtë vepër terrorizuese.

 

“Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerënnjerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalendhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve. Në këtëdrejtim apelojmë tek i tërë komuniteti kosovar, e në veçanti tekorganet e sigurisë që të ndërmerren të gjitha masat që i parashehligji, në mënyrë që personat e tillë të sjellën para drejtësisë”, thuhet në komunikatën për media të FSSHK-së.

Sindikata e QKUK-së do të mbledhë kryesinë e saj që të shqyrton rastinnë fjalë ku do të ndërmerren hapat mëtutjeshëm në përputhje me vendimete marra nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së. “FSSHK-ja dhe Sindikata eQKUK-së do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëveshëndetësor dhe anëtarëve të saj”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)