19 Prill 2024

FSK fillon aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut

Prishtinë, 7 gusht - Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, sipas planit vjetor të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.

Edhe përkundër që është muaji i pushimeve, interesimi i pjesëtarëve të MFSK-së dhe stafit civil të Ministrisë, për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh. Kjo po dëshmon se FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta por edhe në rast të kërkesave individuale të qytetarëve.

 Majori Liman Salihu nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak na thotë: ”Në MFSK-në dhe FSK, tashmë është bërë traditë dhurimi vullnetar i gjakut, i cili  këtë vit  është ndarë në dy faza: faza e parë është realizuar nga data 16.01.2017 deri më 31.01.2017 dhe faza e dytë filloi sot, më datë 07.08.2017 dhe do të vazhdojë në KFT dhe njësitet e tjera të saj deri më 30.08.2017”.

Ndërsa, Fadil Rrahmani, menaxheri i Marketingut në Qendrën  Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, na thotë se “FSK-ja është donatori më i madh i dhurimit të gjakut për Qendrën tonë, dhe ne me kënaqësi të veçantë vijmë këtu, duke e ditur se ky aksion gjithmonë është shumë i suksesshëm për ne”.  

Aksionin  për dhurimin e gjakut edhe këtë vit po e kryejnë mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim me mjekët e Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, ku sipas kalendarit do t’i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, dhe deri në fund të muajit gusht pritet të përfundoi edhe faza e  dytë e këtij aksioni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)