29 Nëntor 2020

Franca raporton shifrën më të lartë të infektimeve që prej fillimit të pandemisë

Paris, 23 tetor - Autoritetet franceze kanë raportuar 41 mijë raste të reja me COVID-19 dhe kjo është shifra më e lartë ditore që kur vendi u përball pandeminë.

Qeveria franceze ditë më parë zbatoi orën policore në Paris si dhe në disa qytete të tjera si masë preventive kundër koronavirusit.

Kryeministri francez, Jean Castex, vendosi që këtë masë ta zgjerojë edhe në disa zona të tjera të vendit për të parandaluar përhapjen e infektimeve.

“Vala e dytë është duke ardhur”– tha ai. Rritje të fundit janë raportuar edhe në disa zona të tjera europiane, derisa rastet në valën e dytë thuhet se janë më të larta se në valën e parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)