25 Prill 2024

Fillon punën Drejtori i ri në QKUK

Prishtinë, 3 tetor - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, ku dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv, ka dorëzuar detyrën tek Drejtori Ekzekutiv  Dr Njazi Gashi.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, prezentë ishte dhe Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr Ilir Tolaj,  i cili falënderoi Dr Eminin për punën e deritanishme dhe angazhimet që ka treguar deri tani për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.  Sipas tij, nga dita e sotme me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të menaxhoi Dr Njazi Gashi, i cili do ta vazhdoi ta ketë përkrahjen e  vazhdueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv në QKUK, tha se për më shumë se dhjetë muaj është munduar të punoi për ndryshime kualitative. “ Jam munduar që gjatë kësaj periudhe të punoi ndryshe  dhe të bëjmë ndryshime pozitive dhe të shpërblejë besimin e dhënë”, tha dr Emini.

Në anën tjetër, dr Njazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK, fillimisht falënderoi panelin intervistues që i dha besimin për të udhëhequr me QKUK. “ Do të angazhohem që të mos i zhgënjej për besimin që më dhanë, objektiv i imi do të jetë  ofrimi i  shërbimeve kualitative mjekësore dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve shëndetësore” theksoi dr Emini.

Ai falënderoi dr Eminin për punët e deritanishme dhe premtoi se do të angazhohet të vazhdoi angazhimet në avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)