08 Gusht 2022

Fillon caktimi i termineve përmes telefonit në Klinikën e ORL-së dhe të Syve

Prishtinë, 5 korrik - Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar pacientët, se nga dita e mërkurë do të fillojë me caktimin e termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL)  dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Caktimi i termineve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna të premte,  në telefonin 038 500 600 34 44, nga ora  12:00 deri 14:30.

Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga  mjeku specialist përkatës.  Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit.

Nëse bëni termin pa udhëzim  nga mjeku përkatës, termini juaj do të anulohet!

ShSKUK është në finalizim  të planit për caktim të terminëve përmes telefonit  në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do të ju informojmë  në vijim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)