28 Mars 2024

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë pezullon grevën

Prishtinë, 3 janar - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka vendos që greva të pezullohet dhe t'i hapet rrugë dialogut social me qeverinë sipas afateve të premtuara deri në miratim të Ligjit mbi Pagat.

Këshilli Drejtues vendosë që Kryesia e Federatës të monitoroj procesin e grupit negociator dhe sipas rrjedhes të informoj Këshillin Drejtues të Federatës i cili do të ndermarr hapat e mëtutjeshëm sindikal.

"Për çdo manifestim, grevë, protestë të organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSSHK-së nuk mbajmë përgjegjesi", thekson FSSHK.

FSSHK-ë distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës sepse jemi te vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do të ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantelbardhëve
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)