25 Prill 2024

“Euro Tex” do të dhuroj rreth 2000 maska mbrojtëse falas për Mitrovicën

Mitrovicë, 18 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim pronarët e Fabrikës së Konfeksionit “Euro Tex” në Mitrovicë, Agron Syla dhe Arian Syla, ku ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, dhe komandanti i Policisë së Stacionit në Jug, Ahmet Xhosha.

Me këtë rast pronarët e Fabrikës së Konfeksionit “Euro Tex” njoftuan kryetarin Bahtiri se janë të gatshëm t’iu dalin në ndihmë në parandalimin e virusit COVID-19, duke përgatitur maska mbrojtëse falas për çdo ditë 1500-2000 copa, për të gjitha institucionet e Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë institucionet shëndetësore, Policinë, ndërmarrjet publike, si dhe qytetarë të tjerë të cilët kanë nevojë.

Kryetari Bahtiri u shpreh tejet falënderues ndaj pronarëve të kësaj fabrike për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre, duke ndihmuar institucionet e Komunës dhe qytetarët e Mitrovicës të pajisen me maska mbrojtëse në këtë situatë të ndjeshme për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Vlen të theksohet se fabrika në fjalë është duke zbatuar në përpikëri vendimet e Komunës së Mitrovicës, dhe rekomandimet nga Qeveria si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pasi që punon me një staf të reduktuar, ka bërë dezinfektimin e tërë hapësirave të objektit, ka pajisur me masa mbrojtëse personelin aty, si dhe të gjitha masat tjera të nevojshme për parandalimin e këtij virusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)