19 Mars 2024

Edhe personat e vaksinuar kundër COVID mund të përhapin virusin

Londër, 24 janar - Qytetarët që janë vaksinuar kundër Covid-19 mund ta transmetojnë virusin te të tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat njësoj si më para.

Paralajmërimi vjen nga Anglia, ku Prof Jonathan Van-Tam theksoi se shkencëtarët "nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetim".

Prof Van-Tam tha se "asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë" 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar.

"Edhe pasi të keni marrë të dyja dozat e vaksinës, ju përsëri mund t'i transmetoni Covid-19 dikujt tjetër dhe zinxhirët e transmetimit do të vazhdojnë më tej," tha Prof Van-Tam.

Ai kërkon që të respektohen masat, njësoj sikur para vaksinimit.

"Nëse ndryshoni sjelljen tuaj, ju akoma mund të përhapni virusin, duke vënë në rrezik të tjerët që gjithashtu kanë nevojë për vaksinën, por janë më poshtë në radhë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)