28 Mars 2024

Duhani ndikon tek krijimi i vartësisë nga droga të tjera

Kolumbi, 15 nëntor - Një studim i ri i Universitetit të Kolumbias nënvizon rolin e duhanit në krijimin e vartësisë nga kokaina.

Korrespondenti Art Chimes shpjegon se studimi tregon se nikotina shërben shpesh si porta e ekspozimit të organizmit ndaj llojeve të tjera të drogës si në kontekstin biologjik, ashtu edhe social:

Amir Levine thotë se janë zbuluar prova që dëshmojnë hipotezën e nikotinës si portë ekspozimi, si për shembull fakti që adoleshentët e fillojnë marrjen e drogës, në takime sociale ku pinë duhan dhe alkool. Fillimisht eksperimentohet me marihuanën dhe më pas me droga edhe më të rënda.

“Ngritëm pyetjen nëse kjo sekuencë ndoshta fshihte një efekt biologjik të duhanit në marrjen e drogave të tjera në të ardhmen”.

Studiuesit zhvilluan eksperimente me minjtë, duke u hedhur nikotinë në ujë. Më pas u injektuan minjve kokainë dhe krahasuan sjelljen e minjve që kishin marrë më parë nikotinë me ata që u injektuan me kokainë, por pa iu dhënë më parë nikotina.

“Zbuluam se kur minjtë kishin asimiluar nikotinë më parë, ndryshimet në sjellje ishin shumë më të theksuara pas marrjes së kokainës”.

Zoti Levine thotë se kërkuesit dalluan ndryshim edhe kur sasia e nikotinës ishte shumë e vogël. Bashkautori dhe laureati i Çmimit Nobel, Eric Kandel shton se nikotina rrit në mënyrë dramatike efektin e kokainës.

“Faktikisht, është deri diku një përfundim i logjikshëm, përse njerëzit avancojnë nga nikotina tek kokaina. Pasi kanë pirë duhan, dhe provojnë kokainën, ndjejnë një efekt tepër të fortë”.

Nikotina, shpjegon studiuesi Amir Levine, ka një efekt të drejtpërdrejtë tek ADN-ja, duke i ekspozuar gjenet që lidhen me vartësinë nga substancat kimike.

“Pra kur fillon merr kokainë, disa gjene që lidhen me vartësinë nga kjo substancë janë shumë më aktive për duhan-pirësit, krahasuar me ata që marrin kokainë pa pirë duhan”.

Bashkautori Erik Kandel thotë se një analizë më e thellë e procesit biologjik të vartësisë nga substanca kimike mund të çojë në zbulimin e kurave më të efektshme:

“Analiza e procesit në nivelin molekular, ku po bëjmë studime gjithnjë e më të hollësishme, do të hedhë dritë mbi metoda të reja terapie”.

Studimi është botuar në revistën “Science Translational Medicine”. Autorët shkruajnë në këtë revistë se kërkimet theksojnë nevojën për programe më të efektshme kundër duhanit, veçanërisht të përqendruara tek rinia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)