24 Prill 2024

Duhan pirja dëmton çdo aspekt të shëndetit seksual dhe riprodhues

Prishtinë, 27 qershor - Sot u mbajt diskutimi i dytë i hapur me qytetarët mbi Ndikimin e Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues.

Ky diskutim u organizua nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky diskutim tregoi rreziqet e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme. Qëllimi i diskutimit ishte trajtimi i efekteve dhe ndikimi i duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues.

Gjatë diskutimit u tha që shumë studime botërore e mbështesin faktin që duhan pirja dëmton pothuajse çdo aspekt të shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe shëndetit të fëmijëve. 

Dr. Sami Uka, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpjegojë që “ Falë aprovimit të ligjit kundër duhapirjes, këto vitet e fundit është vrejtur një trend pozitiv në uljen e shkallës së konsumimit të duhanit. Studimet e fundit kanë treguar që ka ulje të përdorimit të duhanpirjes, si dhe të ekspozimit të fëmijëve në tymë të duhanit.”

Ndërsa, Dr. Jasmina Tolaj, gjinekologe, deklaroi që “ Duhani është shumë i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për shëndetin e nënave dhe fëmijëve, duke shkaktuar lindje të parakohshme, foshnja me peshë të vogël, si dhe dëmtime të ndryshme të organeve.”

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë tha që “Ligji në fuqi ndalon 100% pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura. Si dhe nëse e analizojmë vitet e fundit, pas vitit 2013 ku ligji ka qenë në majat e zbatueshmërisë, ka pasur ngecje te zbatimit të ligjit.

Kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës dhe mos-kushtimit të vëmendjes së mjaftueshme nga institucionet përkatëse në monitorim.”

Ndërkaq, Dr. Florina Ushaku Grezda, mjeke familjare nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, tha që “ Vëmendja kundër duhanit nuk duhet të shënohet vetëm me 31 maj në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, por kjo temë duhet të jetë në fokus gjatë tërë vitit. “

Diskutimet e tilla të hapura me qytetaret do të vazhdojnë të organizohen nga Koalicioni K10 që të adresojnë tema të shendetit seksual dhe riprodhues me qytetarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)