24 Prill 2024

Dreshaj: 156 raste të verifikuara me AH1N1, situata nën kontroll

Prishtinë, 14 shkurt - Në konferencën e sotme për media, Drejtori i Klinikës Infektive, Prof.dr Shemsedin Dreshaj, informoi rreth gjendjes epidemiologjike në vend dhe rasteve të konfirmuara deri tani me virusin AH1N1,  i njohur ndryshe si Gripi i Derrave. 

Ai shpjegoi se nuk ka vend për panik dhe situata epidemiologjike në vend është nën kontroll. Sipas tij, Klinika Infektive ka hapësira, staf dhe terapi të mjaftueshme për të trajtuar raste e dyshuara dhe infektuara me virusin AH1N1.
 
Ai bëri të ditur se nga data 20 dhjetor 2010, deri më 12 shkurt 2011 nga të gjitha mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit, 216 kanë rezultuar pozitive.

“Prej tyre 159 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 57 raste me influencën e rëndomtë A. Në  Klinikën Infektive momentalisht janë  të  shtrirë  49 pacientë, prej të cilëve 9 janë të konfirmuar me H1N1 dhe janë në terapi me Tamiflu, dhe 4 raste me influencën e rëndomtë  A”, theksoi dr Dreshaj.

Sipas tij, të dyshimtë për grip të shtrirë në klinikë, janë edhe 36 pacientë, për të cilët presin rezultatet laboratorike. Drejtori i Klinikës Infektive, informoi se ditën e shtunë, B.H. i lindur me 1996 nga Podujeva ka përfunduar me vdekje, në ditën e 6-të të mjekimit.

“I sëmuri ishte pranuar në gjendje shumë të rëndë me shenjat e pamjafushmërisë së mushkërive dhe infiltrate të mëdha në të dy anët e mushkërive. Të ky i sëmurë ishte konfirmuar gripi H1N”, theksoi ai.

Drejtori i Klinikës Infektive, shpjegoi se nuk ka vend për panik dhe situata epidemiologjike në vend është nën kontroll. Sipas tij, Klinika Infektive ka hapësira, staf dhe terapi të mjaftueshme për të trajtuar raste e dyshuara dhe infektuara me virusin AH1N1. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)