19 Prill 2024

Dr. Basri Sejdiu caktohet UD. Drejtor i SHSKUK-së

Prishtinë, 11 tetor - Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)  njofton se pas diskutimeve,  ka caktuar dr. Basri Sejdiun, UD. Drejtor të Shërbimit  Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Dr. Basri Sejdiu, deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i  shefit të kardiologjisë invazive në QKUK.

Me rastin e pranim të detyrës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehën përkrahje për Dr. Sejdiun, duke  i dëshiruar suksese në detyrën e re.

Prof. dr. Naser Ramadani, kryesues i Bordit Drejtues, tha se Bordi Drejtues shprehë përkrahjen e  plotë  për dr. Sejdiun në detyrën e re.

Ardian Ferizi, anëtar i Bordit Drejtues nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh se dr. Sejdiu do ta ketë përkrahjen maksimale nga ana  e Ministrit Ismali dhe Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi.

Dr. Islam Krasniqi, përfaqësues i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, shprehu përkrahjen e tij,  tërë Federatës sindikale  e punëtorëve sindikalistë për  Ud. Drejtorin e ri.

Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, UD Drejtor i Përgjithshëm,  theksoi se do të vazhdojë  me  punënt e mbetura, por me prioritet të lartë do të punoj në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve  shëndetësore publike,por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike.

Poashtu, do të punoj dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)