20 Prill 2024

Dorëzohet pajisja intrauterine Levonorgestrel në Klinikën e Gjinekologjisë

Prishtinë, 27 qershor -  Në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.

Po vazhdon kështu bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe institucionit shëndetësor Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Pajisja intrauterine Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.

“Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar,” ka theksuar Albiona Beselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)