15 Dhjetor 2018

Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Prishtinë, 19 dhjetor - Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit Surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Më shumë se 200 shishe të medikamentit. Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive.

Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë.

Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë.

Ardhja e këtij medikamenti jetë-shpëtues në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2017 si ‘Let’s Dance ’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 16-të të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 11:00)

- Gjimnazi "Hasan Nahi", organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës "Eureka". (Gjimnazi "Hasan Nahi", ora 11:00)

- Autostrada Biennale organzon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne - La Rivoluzione Siamo Noi” në të cilën prezanton "Autostraden Bienaleve: Libri i Përbashkët". (Muzeu Arkeologjik në Prizren, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi. (Velani, ora 11:15)

- Fëmijët e lagjeve për rreth Parkut së bashku me prindërit e tyre shoqërues do të organizojnë protestën kunder degradimit të Parkut! (Tek anfiteatri në Parkë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i Diakonie Kosova në Mitrovicë, ora 15:00)