23 Shkurt 2019

Dorëzohet aparati i bilirubinës në Klinikën e Neonatologjisë

Prishtinë, 9 korrik - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë sot bënë dorëzimin e pajisjes Bilirubinometria transkutane në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranë Klinikës së Neonatologjisë.

Bilirubinometria transakute është pajisje mjekësore e cila përcakton vlerat e bilirubinës tek foshnjet, me të cilën pastaj mundësohet parandalimi i pasojave të hyperbilirubinisë me kosto më te ulët, shpejt, pa dhimbje dhe pa mundësi infeksionesh.

Hyperbilirubinemia është një nga patalogjitë më të shpeshta tek foshnjet e cila në rast të mos-diagnostikimit dhe trajtimitmund të shkaktoj deri tek mosfunksionimi i trurit.  

“Jemi të lumtur që po bëhemi me këtë pajisje per Klinikën Neonatologjike pasi që metoda e cila përdoret tani për percaktimin e vlerave të bilurbinës bëhet me anë të gjakut e cila është metodë invasive dhe shpesh e dhimbshme për foshnjen."

"Me anë të kësaj metode të mëhershme mund të barten infesksione nga foshnja në foshnje, poashtu. Andaj ardhja e këtij donacioni sot që mundëson metodë më të avansuar dhe shpejt të matjes së bilurbines është më se e mirëseardhur,” është shprehur Dr. Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë.

Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë, dhe jemi shumë të gëzuar për bashkëpunime të tilla që mundësojnë më të mirën për fëmijët tanë,”deklaroi në fund Erisa Jakupi zyrtare për komunikim nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)