18 Janar 2021

Disa vende evropiane me masa të reja ndaj pandemisë

Paris, 5 tetor - Disa shtete evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, derisa numri i të infektuarve po rritet.

Franca po shënon një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Gjatë vikendit, ky vend shënoi 30.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja në Paris. Aty, restorantet do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura me protokolle të reja shëndetësore, orë të shkurtuara pune dhe do të regjistrojnë detajet e kontaktit të klientëve.

Puna nga shtëpia gjithashtu po inkurajohet fuqimisht.

Pacientët me koronavirus përbëjnë më shumë se 30 përqind të shtretërve të kujdesit intensiv.

Zhvillimet në Paris janë domethënëse sepse qytete të tjerë të mëdhenj francezë, duke përfshirë Lille, Lyon, Grenoble dhe Toulouse gjithashtu po kalojnë pranë pragut maksimal të alarmit.

Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit me bllokime dhe protokolle shëndetësore, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese, derisa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në tubimet e njerëzve dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit.

Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij - një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz - në bllokim të pjesshëm.

Mes një rritjeje të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mesatarisht 303.3 njerëz në 100,000 banorë ishin infektuar me virus në Republikën Çeke, në 14 ditët e fundit.

Autoritetet shëndetësore të Irlandës i rekomanduan qeverisë që vendi të zbatojë një bllokim të dytë mbarëkombëtar për katër javë.

Gjermania mbajti shkallën e infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19 në nivele më të ulëta krahasuar me vendet e tjera evropiane gjatë valës së parë në pranverë.

Por, numri i të infektuarve po rritet përsëri dhe autoritetet po shqyrtojnë kufizime të mëtejshme.

 

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)