29 Mars 2024

Depërton uji në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë

Prishtinë, 6 korrik – Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, ka ardhur deri tek depërtimi i ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë, ku ndodhet aparatura e Radioterapisë.

Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç’kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.

Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrëfikësve dhe shërbimve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës.

Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht.

Ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet  e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do vperohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.

Të gjithë pacientë e planifkuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)