18 Prill 2024

Bullgaria mbështetë shkencat mjekësore në Kosovë

Prishtinë, 21 dhjetor -  Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Bobi Bobev, i cili në takim ishte bashkë edhe me Rektorin e Universitetit Mjekësor të Sofjes, z. Vanio Mitev dhe Drejtorin Ekzekutiv të Universitetit Nacional Sveta Ekaterina të Bullgarisë.

Në këtë takim, mysafirët nga Bullgaria kanë shprehur interesimin dhe ofertën e tyre për bashkëpunim në lëmin e kardiokirurgjisë dhe për ndihmë në lëminë e shkencave mjekësore në Kosovë.

Ministri Agani ka falënderuar delegacionin e shtetit bullgar për shprehjen e interesimit dhe gatishmërisë për bashkëpunim dhe ka shprehur përkushtimin e MSH-së për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)