25 Prill 2024

Britania nis sot vaksinimi kundër Covid-19

Londër, 8 dhjetor - Britania e Madhe do të fillojë sot vaksinimet kundër koronavirusit, më pak se një javë pasi u bë vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën kundër COVID-19. Britanikët e autorizuan vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent.

Vaksinimet do të fillojnë sot në Angli, Uells dhe Skoci. Irlanda e Veriut tha se do të fillojë me administrimin e vaksinës në fillim të javës, por që nuk specifikoi edhe ditën.

Procesi i cili ndërlikohet nga nevoja për të ruajtur vaksinën e Pfizer/BioNTech në kushte të rrepta dhe injektimi i secilit person me nga dy doza, mes tre javë diferencë, do të monitorohet nga afër nga e gjithë bota.

Saffron Cordery, zëvendësshefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Furnizime tha për Sky News të dielën se 50 qendra spitalore në të gjithë Anglinë i kishin marrë tashmë furnizimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)