28 Mars 2024

Biden do të kërkojë punësimin e 100 mijë punonjësve tjerë shëndetësorë

Washington, 16 janar - Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë në mënyrë që vaksinimi dhe lufta kundër koronavirusit të përfundojë më shpejt.

Biden njoftoi planet e tij për vaksinimin kundër COVID-19 dhe theksoi se dëshiron të rrisë numrin e punonjësve shëndetësorë në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Ai tha se procesi i vaksinimit në SHBA deri më tani është "plotësisht një dështim". Biden vuri në dukje se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë në mënyrë që vaksinimi të përfundojë më shpejt dhe që amerikanët të kenë më shumë qasje në vaksinë.

Pasi theksoi se vaksina do të jetë falas, Biden premtoi se brenda 100 ditëve të para të detyrës së tij do të vaksinohen 100 milionë amerikanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)