25 Nëntor 2020

BE mbështet Kosovën me 26.5 milionë euro në luftën ndaj COVID-19

Prishtinë, 20 nëntor - Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan sot një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro që do t’i ndihmojnë Kosovës të adresojë pasojat e pandemisë COVID-19. Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti. 

Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Në veçanti, fondet e BE-së do të përdoren për t’u ndihmuar mikro-ndërmarrjeve dhe të vetë-punësuarve për të rritur likuiditetin e tyre financiar përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, për grante dhe subvencione për fermerët, si dhe për t’u ndihmuar komuniteteve jo-shumicë që janë goditur më rëndë nga pandemia. Fondet e BE-së do të mbështesin edhe bizneset e fokusuara në eksportimin e mallrave dhe shërbimeve. 

Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, shprehu kënaqësinë për mundësinë që Kosova të ndihmohet sërish me ndihmë konkrete nga BE-ja.

“Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës janë në mes të pandemisë COVID-19. Më vjen mirë që përmes kësaj mbështetjeje, BE-ja do të jetë në gjendje t’u ndihmojë bizneseve dhe grave dhe burrave të cenueshëm për të përballuar vështirësitë financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë.”

Kontrata u nënshkrua nga Ambasadori Szunyog dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas një takimi ku Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve. 

Si BE-ja ashtu edhe Qeveria theksuan rëndësinë e procedurave transparente të prokurimit publik për të fituar besimin e publikut. Në këtë drejtim, Qeveria u dakordua të zhvillojë ligjin e ri të prokurimit publik, duke ndjekur praktikat më të mira legjislative.  

Qeveria gjithashtu u zotua të vëzhgojë Ligjin për Organizimin e Administratës Shtetërore gjatë dizajnimit të strukturave të reja të brendshme të ministrive, dhe të shikojë legjislacionin e ri për rekrutimin e administratës shtetërore, në mënyrë që të vendoset një administratë publike që funksionon më mirë dhe është e depolitizuar.  

Mbështetja e BE-se vjen pas një pagese për mbështetjen e buxhetit prej 10 milionë eurosh të bërë në muajin korrik, kredisë për ndihmë makro-financiare prej 50 milionë eurosh të paguar në tetor, dhe ndihmës emergjente për sistemin e kujdesit shëndetësor të dhënë më parë këtë vit. Më shumë mbështetje do të vijë në muajt e ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit njofton me ftesën e Gjykatës Kushtetuese adresuar Kryetarit të Komisionit për Legjislacion, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Hapet edicioni i pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online. (Përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit - Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Zyrës Rregullative për Energji dhe Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak, Christoph Weidinger dhe Ministrit Ramë Likaj, do të bëjë lansimin zyrtar të Projektit “Heras Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, - Meeting ID: 919 6051 6678 dhe Passcode: 167271, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti. (Zyret e kësaj sindikate në objektin Ish Gërmia, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon diskutimin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 - Meeting ID: 895 6482 3471 dhe Passcode: 192988, ora 11:00)

- Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë. ((Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Zyret e organizatës QIKA, në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan deklaratën  kundër ngacmimit seksual në organet  administratës publike të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e drejtorit te prokurimit në SHSKUK-së, Selami Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqesues të Aleancës Kosovare e Bizneseve  viziton fabrikën Silcapor në Kaçanik ku do të përcjell eksportin e një kontigjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor. (Fabrika Silcapor, Kaçanik, ora 14:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)