29 Mars 2024

Banorët e rregullojnë vetë parkun e fshatit Piranë

Prizren, 11 korrik - Banorët e Piranës kanë nisur realizimin e vizionit për parkun e fshatit, nën udhëheqjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit Skender Elshani.

Organizata EC Ma Ndryshe ka përkrahur banorët dhe këshillin e fshatit në vizionimin e zgjidhjes për parkun e fshatit, duke e prodhuar projektin e vizualizuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të vetë banorëve.

\"Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që kjo hapësirë publike të jetë në shfrytëzim të banorëve të fshatit\", thotë Hajrullah Çeku nga kjo organizatë.
 
Sipas tij, ky version i këtij propozimi është hartuar pas një numri të takimeve dhe shumë diskutimeve me kryesinë e fshatit si dhe grupet e ndryshme të komunitetit të fshatit.

Në vizionin e hartuar bazuar në nevojat e banorëve të fshatit, ekspertët e involvuar kanë bërë të ditur se vizioni për parkun e fshatit propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e disa aktiviteteve si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë.

Në kuadër të parkut, do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi, kënd të lojërave për fëmijë si dhe disa hapësira për të aktiviteteve të ndryshme. 
 
Fazën e parë të punimeve sipas këtij vizioni të përbashkët (pastrimin dhe rrafshimin e hapësirës, mbushjen me dhe si dhe mbjelljen e barit) në mënyrë vullnetare ka nisur ta realizojë kryetari i fshatit Skender Elshani, me përkrahjen e banorëve.
 
Për realizimin në tërësi të këtij vizioni, EC dhe kryetari i fshatit kanë dorëzuar kërkesë në komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike për pjesëmarrje financiare.

Vizioni i prezantuar për parkun e fshatit Piranë është i hapur për plotësime dhe EC mirëpret kontributin e akterëve tjerë, deri në finalizimin dhe realzimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)