23 Prill 2024

Banka Botërore shprehet e kënaqur me partneritetin me MSH

Prishtinë, 10 shkurt - Një delegacion i Bankës Botërore, i udhëhequr nga znj. Nina Moroshkina, eksperte shëndetësore në këtë institucion, është pritur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj.

Ky takim është realizuar në përmbyllje të një projekti disa vjeçar të asistencës së Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë , që kishte të bënte me përgatitjet para disa vjetësh për një ballafaqim me Gripin e shpezëve, projekt ky që ka vazhduar edhe më 2009 dhe 2010 për MSH-në në asistencë të Bankës Botërore për menaxhimin e pandemisë së  Gripit A H1N1.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore janë shprehur shumë të kënaqur me partneritetin e zhvilluar dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë në realizimin e projektit, i cili përveç tjerash i ka mundësuar Kosovës edhe zhvillimin e Qendrës për diagnostikimin e AH1N1 dhe viruse të tjerë në IKSHP, dhe ngritjen e shërbimit të Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive.

 Në këtë takim, po ashtu është shprehur nevoja që Qeveria e Kosovës dhe MSh-ja si pjesë e saj, të financojnë qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve dhe avancimin e tyre, derisa MSH ka shprehur falënderimin për asistencën në projektin që i ka mundësuar Kosovës të fuqizojë mekanizmat diagnostikues dhe trajtues për sëmundje të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)