22 Janar 2021

Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për vaksinën e COVID-19

Washington, 14 tetor - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një fond prej 12 miliardë dollarësh për të financuar blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet në zhvillim.

Në deklaratën e publikuar nga banka njoftohet se me financimin në fjalë synohet të mbështetet vaksinimi i afër 1 miliard njerëzve.

Më tej theksohet se qytetarët e vendeve në zhvillim duhet të kenë akses në vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19, duke shtuar se me paketën e financimit do të sigurohet financim dhe mbështetje teknike për vendet në zhvillim në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për t'i përgatitur ato për zbatimin e vaksinave në një shkallë të gjerë.

"Qasja në vaksinat e sigurta dhe efektive si dhe sistemet e përforcuara të shpërndarjes është çelësi për ndryshimin e rrjedhës së pandemisë, ndihmon vendet që përjetojnë efekte shkatërruese ekonomike dhe financiare të lëvizin drejt një rigjenerimi të qëndrueshëm", tha kryetari i Bankës Botërore, David Malpass.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)