05 Qershor 2020

Bahtiri dhe Rakiqi bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Mitrovicë, 6 prill - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e pjesës veriore Goran Rakiq, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën aktuale dhe masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19 në atë pjesë.

Me këtë rast kryetari Bahtiri u njoftua se pas identifikimit të disa personave me koronavirus në pjesën veriore, dhe pas vendosjes në karantinë të Mitrovicës Veriore dhe Komunës së Zveçanit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, dhe se janë duke e menaxhuar mjaft mirë këtë situatë.

Gjatë bisedës telefonike kryetari Bahtiri potencoi se është i gatshëm për bashkëpunim dhe t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve në atë pjesë me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që posedon Komuna jonë.

Në fund kryetari Bahtiri dhe kryetari Rakiq u dakorduan të jenë bashkëpunues në menaxhimin e suksesshëm të situatës pas përhapjes së pandemisë në pjesën veriore, duke lënë anash politikën dhe të punojnë sa më shumë në parandalimin e këtij virusi si dhe njëkohësisht u bëjnë të thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet nga institucionet përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)