25 Prill 2024

AUAS interesohet për ofrimin e edukimit në shëndetësi

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion të Bordit të “Avans University of Applied Sciences” (AUAS) nga Holanda, të kryesuar nga Ruud Hoogenboom, këshilltar i lartë për politika, universitet ky i deklaruar si i pari për nga kualiteti i studimeve në këtë shtet.

Në këtë takim, delegacioni nga Holanda ishte i interesuar për ofrimin e edukimit universitare në lëmit e Infermierisë, Fizioterapisë dhe Laboratorisë në Kosovë.

Delegacioni shprehu interesim  për themelimin e kurseve të larta në lëmit e sipërpërmendura për çka gjetën inkurajim nga ana e Ministrit Agani, i cili i informoi ata se reforma e sistemit shëndetësor në Kosovë si parakusht themelor ka ngritjen e kapaciteteve të kuadrit cilësor shëndetësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)