28 Mars 2024

Aspirina pakëson rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Londër, 29, tetor - Një studim mjekësor britanik i publikuar sot thotë se marja e aspirinës çdo ditë për një periudhë të gjatë mund të pakësojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit që janë gjenetikisht të predispozuar ndaj sëmundjes.

Studimi i kryesuar nga shkencëtarë të Universitetit Newcastle të Anglisë ndoqi një grup prej 861 pacientësh me Sindromën Lynch, një sëmundje që rrit shanset e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë dhe llojeve të tjera.

Disa pacientëve iu dha dy doza 600 miligramëshe me aspirinë në ditë.

Studiuesit zbuluan se pas pesë vjetësh rastet e kancerit u pakësuan me gati 60 përqind tek ata që e kishin marrë rregullisht aspirinën për të paktën dy vjet.

Autori i studimit John Burn thotë se provat tregojnë qartë se aspirina parandalon kancerit tek njerëzit që kanë rrezik të lartë gjenetik por shton se studime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar dozën e saktë dhe kohëzgjatjen e trajtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)