19 Prill 2024

Arrestohet për pajisjen me pasaportë falso te vaksinimit Covid 19

Prishtinë, 4 tetor - Sot Policia e Kosovës ka njoftuar e Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar me iniciale (B.M.) lidhur me dyshimet se i njëjti merret  me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid- 19 të Republikës se Serbisë, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka  kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”  sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës).

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandaloj veprat penale dhe me profesionalizëm të luftoj çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)