29 Mars 2024

Agani shfuqizon UA për kushtet e njohjes së subspecializimeve

Prishtinë, 24 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, ka marrë vendim për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (UA) Nr. 01/2011 për kushtet e njohjes së subspecializimeve të specialistëve, të datës 8. Shkurt të këtij viti.

Këtë vendim, Ministri e ka marrë mbështetur në Kapitullin VI neni 93 paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të marrë vendime dhe nxjerrë akte juridike ose rregullore të nevojshme për zbatimin e ligjeve, si dhe nenit 92 të Ligjit për Shëndetësi nr. 2004/4.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 23 mars 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)