29 Mars 2024

Agani në konferencës e Federatës së Mjekëve të Gjermanisë

Prishtinë, 31 maj - Me ftesën e Kryetarit të Asociacionit Gjerman Mjekësor Jörg-Dietrich Hoppe, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, morri pjesë në hapjen  e Konferencës Vjetore të Federatës së Odave të Mjekëve të Republikës Federale të Gjermanisë, që mbahet në Kiel prej 31 maj  - 3 qershor 2011.

Me këtë rast Ministri Agani falënderoi profesionistët shëndetësor të RF të Gjermanisë për mbështetjen e madhe që populli dhe Qeveria Gjermane e kanë dhënë dhe po e japin në ndërtimin e shtetit të Kosovës, dhe në veçanti kontributin që janë duke e dhënë profesionistët gjermanë në avancimin e shëndetësisë kosovare.

Gjatë vizitës në Gjermani, Ministri Agani u takua me Kryetarin e Asociacionit Botëror Mjekësor, dr. Wonchat Subhachaturas, Kryetarin e ardhshëm të këtij Asociacioni eminent Dr. José Luiz Gomes do Amaral, si dhe me Peter Carmel, kryetar i zgjedhur i Asociacionit Amerikan Mjekësor, të cilët i informoi për themelimin e shpejtë të Odës së Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës, si dhe e paralajmëroi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Asociacionin Botëror Mjekësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)