29 Mars 2024

Afrika e Jugut e shpall Koronavirusin katastrofë kombëtare

Johanesburg, 16 mars - Pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit për përhapjen e COVID-19, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa e shpalli epideminë e koronavirusit të ri katastrofë kombëtare, duke rritur përpjekjet për përballimin e saj.

"Tani ne kemi shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare sipas Ligjit të Menaxhimit të Fatkeqësive. Kjo do të na lejojë të kemi një mekanizëm të integruar dhe të bashkërenduar për menaxhimin e katastrofës, që do të përqendrohet në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të këtij virusi. Gjithashtu ne do të jemi në gjendje të krijojmë sisteme të reagimit emergjent, të shpejtë e efektiv, për të zbutur ashpërsinë e ndikimit të tij," tha ai.

Ramaphosa njoftoi po ashtu një varg kufizimesh të udhëtimeve, për të frenuar përhapjen e virusit:

"Ne do të vendosim një ndalim udhëtimi për shtetasit e huaj nga vendet me rrezik të lartë, si Italia, Irani, Koreja e Jugut, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina, që nga 18 marsi i vitit 2020. Qytetarëve të Afrikës së Jugut u këshillohet të ndalojnë të gjitha format e udhëtimit në ose përmes vendeve të identifikuara me rrezik të lartë. Kjo hyn në fuqi menjëherë".

Ndërkohë, është vendosur të krijohet një këshill kombëtar komandues për të bashkërenduar të gjitha aspektet e reagimit emergjent lidhur me COVID-19.

Grumbullimet e më shumë se 100 vetave janë ndaluar, janë anuluar festimet e Ditës Kombëtare, dhe shkollat do të mbyllen nga e mërkura deri pas fundjavës së Pashkëve.

Ramaphosa u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në panik, duke i siguruar se sëmundja do të zhduket me përpjekjet e bashkërenduara të bashkësisë ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)