20 Prill 2024

Action for Mothers and Children feston 6 vjetorin me pamje të re

Prishtinë, 10 prill - Action for Mothers and Children (AMC) fondacion humanitar i cili është rithemeluar që 6 vite tani për të përmbushur misionin: shpëtimin e jetëve te nënave dhe të fëmijëve në Kosovë.

Qëllimi i AMC-së për të shpëtuar jetët e fëmijëve dhe nënave në Kosovë realizohet përmes katër shtyllave të programeve: Edukimit, Furnizimit, Hulumtimit dhe Avokimit.

Sot, fondacioni drejton 6 programe kombëtare që po përmirësojnë sistemin shëndetësor për të siguruar një cilësi më të mirë të kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët.

Përgjatë 6 viteve AMC ka hapur 10 Qendra Inforamative për shëndetin e gruas ‘Klasat për Nëna’ ku kanë përfituar rreth 4,000 nëna, etj.

Në vitin e 6 të operimit AMC do vazhdojë të punojë për të përmisuar jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe për të përmbushur nevojat e Klinikës së Neonatologjisë , Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nën imazhin e ri të cilin do ta prezontojmë në vijim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)