28 Mars 2024

AAK: Qeveria, vazhdon të gjenerojë kriza në shëndetësi

Prishtinë, 25 shtator - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një konferencë për shtyp ka shprehur brengosjen e saj të thellë me gjendjen e rëndë në shëndetësinë e Republikës së Kosovës duke konstatuar edhe njëherë paaftësinë e kësaj qeverie për te gjetur zgjidhje për problemet te cilat e rëndojnë këtë sektor te rëndësishëm.

Ekpserte e AAK-së për Shëndetësi, Dr. Talat Gjinolli, Dr. Luan Jaha dhe Dr. Tefik Bekteshi. kanë thënë së mungesa e barnave dhe pajisjeve medicinale, qasja jo e barabartë dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve shëndetësore si dhe të ardhurat e ulëta të punëtorëve shëndetësor vazhdojnë të jenë probleme për të cilat nuk ka zgjidhje.

Të pakënaqur janë edhe të sëmurët edhe punëtorët shëndetësor. Dhe që është edhe më brengosëse – nuk ka as veprime konkrete që gjendja të tejkalohet.

\"Në vend të tyre, Qeveria, vazhdon të gjenerojë kriza dhe konfuzion, duke zhvendosur vëmendjen e qytetarëve të Kosovës nga gjendja e mjerueshme në të cilin ndodhet ky sektor në fushën e konspiracioneve për individë dhe grupe të interesit që qëndrojnë prapa tyre\", kanë thënë ekspertë të AAK-së.

Për AAK kjo është e papranueshme. Shëndetësia e Kosovës është interes nacional dhe ashtu duhet të trajtohet. Ajo nuk guxon te jetë peng i paaftësisë se një partie ose Qeverie për ta udhëhequr. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)