22 Janar 2021

441 të shëruar dhe 279 raste me koronavirus

Prishtinë, 14 janar - Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)