19 Mars 2024

33 të testuarit në fshatit Miradi Ulët dalin negativ

Fushë Kosovë, 2 prill - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me  COVID 19, kanë dalur negativ.

Burim Berisha Kryetar i Komunës dhe shef i Shtabit të Krizës Emergjente së Fushë Kosovës ka thënë se ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.

Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.

Njëherësh Berisha ka njoftuar se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme.

"Me këtë rast, duam të falënderojmë familjarët e të prekurve dhe qytetarët e fshatit Miradi e Ulët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe maturin e treguar gjatë këtyre ditëve."

"Gjithashtu falënderojmë edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, të cilët pas reagimit publik që kemi pasur, kanë vendosur një bashkëpunim ndërinstitucional shumë korrekt dhe profesional."

"Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen si mënyra më e mirë e menaxhimit të kësaj situate, duke u vënë në shërbim të vazhdueshëm të secilit qytetar që ka nevojë për çfarëdo ndihme", thekson Berisha.

Më këtë rast, Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë falënderon për përkushtimin dhe kujdesin e treguar deri tani, qytetarët, stafin mjekësor, policinë, punëtorët e Ndërmarrjes Pastrimi, të Ujësjellësit Batllava, marketet dhe gjithë ata që janë 24 orë në shërbim që qytetarët ta kenë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

Po merren të gjitha masat që kjo gjendje të kalohet sa më shpejt dhe sa më lehtë.

Duke u falënderuar njëherësh lusim  qytetarët, të vazhdojnë edhe mëtej me këtë përkushtim të respektoni rekomandimet e institucioneve dhe të përmbaheni, për të mos dalur jashtë shtëpisë. Duke qëndruar në shtëpi, mbroni veten dhe familjen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)