18 Prill 2024

26 të prekur nga koronavirusi në Tuz te Malit te ZI

Tuz, 26 mars - Ka shkuar në 26 numri i të prekurve në Komunë e Tuzit, konkretisht në Malësi. Derisa në gjithë Malin e Zi numri i të prekurve ka arritur në 67, tha për "Syri.net" Kristian Dukaj, këshilltar për mardhënie me publikun në Komunën e Tuzit.

Kjo komunë e banuar dhe udhëhequr nga shqiptarë  ka mbi 15 mijë banorë  dhe e cila është bërë komuna e  parë në Mal të Zi, e cila është izoluar 24 orë dhe se banorët vazhdojnë të rrin të mbylur, 

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj u kërkoi qytetarëve që detyrimisht të qendroni brenda në shtëpi dhe në asnjë mënyrë të mos qendroni në oborret tuaja. Kjo është masë decide për të gjithë ne, ndërsa ndaj shkelësve të këtij ligji, do të arrstohen si dhe do të ngrihen aktpadi penale.

"Nuk duhet të dalim jashtë, ne jemi aty për të gjitha nevojat tuaja", tha Gjeloshaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e ndalimit për të mbrojtur nga përhapja e mëtejshme e virusit.

"Bashkia do të bëjë gjithçka për t'i ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë. Unë u kërkoj atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë masat e vetizolimit. Ne duhet të tregojmë disiplinë, të mbrojmë bashkëqytetarët tanë dhe ta mposhtim këtë virus së bashku", tha Gjeloshaj.

/syri.net/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)