28 Mars 2024

2 kardiokirurgë të QKUK-së, kryen 215 operacione

Prishtinë, 19 korrik - Me vetëm dy specialistë të kardiokirurgjisë, me përkrahje të specializantëve, Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, stafit të mesëm ( infermier/e, instrumentale) Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Ministrisë së Shëndetësisë, në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total numri I operacioneve  deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215.

Nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione, më 2016. tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor,  siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione.

Gjatë kësaj periudhe kohore, kanë përfituar edhe specializantët  të cilët kanë pasur mundësi të edukohen  brenda institucionit  dhe duke qenë nga afër pjesë e këtij shërbimi me rëndësi kombëtare.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë i QKUK-së, falënderon të gjitha institucionet për përkrahje  të deritanishme dhe apelon që ky shërbim të futet në prioritetet kombëtarë për furnizim me barna, material të nevojshëm shpenzues dhe përkrahje të vazhdueshme në stimulim të stafit të këtij shërbimi, në mënyrë që  të ketë rritje të vazhdueshme  të kualitetit të shërbimeve dhe  të numrit të operacioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)