28 Mars 2024

1000 pacientë të diagnostifikuar me sklerozë multiple

Prishtinë, 31 maj - Në prani të  profesionistëve shëndetësorë, mjekë, infermierë dhe pacientëve, Klinika e Neurologjisë e  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  ka shënuar 31 Majin, Ditën Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple.

Me këtë rast, u njoftua, se në Kosovë,  ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa vetëm 100 prej tyre marrin terapi imunomodulatore mbështetëse nga ana e shtetit.

Profesionistë të kësaj fushe, dr. Nexhmedin Shala dr. Afrim Blyta dhe specialistë të tjerë të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së Neurologëve,   kërkuan  nga vendimmarrësit   të shikohet mundësia  të ndihmohet kjo kategori e pacientëve për diagnostikim dhe rehablitim dhe trajtim  sa më të mirë.

Poashtu, u kërkua mbështetje me terapi  imunomodulator për të gjithë pacientët e  diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në  shënim të kësaj dite ishte i pranishëm edhe drejtori i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, zv. Ministri i Shëndetësisë në detyrë, dr. Kadir Hyseini dhe Dr. Valbon Krasniqi nga Kabineti i Ministrit në detyrë.

Shoqata e Neurologëve të Kosovës,  nderoi  me një mirënjohje drejtorin Gjocaj,  për përkrahje të vazhdueshme për pacientët me sklerozë multiple.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)