20 Qershor 2019

Zyrtarët e lartë publik mbajnë shumë poste të larta shtetërore njëkohësisht

Prishtinë, 18 mars - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferecë për media në lidhje me zyrtarët e lartë publik të cilët jo vetëm që nuk luftojnë krimin dhe korrupsionin, por mbajnë shumë poste të larta shtetërore njëkohësisht.

Në konferencë u përmend rasti i Kryeprokurorit Lumnezi si një rast tipik me mbajtjen e pesë pozicioneve zyrtare njëkohësisht.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli në lidhje me raportet e publikuar nga Transparency International, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nga shumë kritika nga vetë ambasadorët që veprojnë në Kosovë të cilët kanë denoncuar fenomenin e mbajtjes së shumë posteve zyrtare nga personat e lartë publik.

“Kosova ka probleme serioze me sistemin e drejtësisë dhe ende nuk kemi parë veprim serioz të institucioneve të drejtësisë në raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin."

"Ndikimet e mëdha të pushteteve të pasluftës mbi sistemin e drejtësisë, sidomos ndikimet e PDK’së, e kanë bërë këtë sistem joefikas dhe mosveprues. Pra, pikërisht këto ndikime ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë”, tha Albulena Haxhiu.

Ajo po ashtu theksoi se me qenë kryeprokuror i shtetit në Kosovë, koha dhe vetë dita është e pamjaftueshme.

"Ne kemi kryeprokurorin e shtetit i cili, përveç se ka kontroll mbi sistemin prokurorial, ka edhe kontroll mbi prokurorët e rinj sepse është pjesë e akademisë, dhe vendos se kush do të jenë ata sepse është kryetari i Komisionit për provimin e Jurisprudencës.

Në Kosovë, papunësia çdo vit e më shumë po shënon rritje ku afër 40 % e popullësisë janë të papunë dhe mbi 18 % janë në varfëri ekstreme.

Ndërsa në anën tjetër kemi një grup njerëzish që mbajnë më shumë se dy, madje deri në gjashtë e shtatë, vende pune.

Ata i gjejmë në ekzekutiv, legjislativ, agjensione dhe sidomos në sistemin e drejtësisë. Kjo bëhet, së pari, për shkak të kontrollit që duan të kenë mbi gjithçka dhe, e dyta, për shkak të përfitimeve.

Aktivisti i Lëvizjes Avni Zogiani shtoi duke folur për zyrtarët publik të cilët vendosin interesin publik në rend të dytë duke u marrë në të njëjtën kohë edhe me veprimatari private përpos detyrave publike.

“Në raste kur zyrtari policor, apo edhe prokurori, kur gjendet para procedimit të hetimit të një veprimi konkret të një zyrtari tjetër, shumë shpesh priret nga interesi privat sesa nga interesi i zyrës publike që përfaqëson. Në këtë mënyrë, punët e shumëfishta të zyrtarëve të ndryshëm janë kthyer në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit”, tha Avni Zogiani.

Dy nga problemet kryesore të Kosovës janë mungesa e zhvillimit ekonomik dhe korrupsioni e krimi i organizuar; probleme shumë të ndërlidhur mes vete. Ne, qytetarët e këtij vendi, duhet të angazhohemi së bashku në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga kjo mendësi qeverisëse dhe nga ky shpërfytyrim i interesit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019 - Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)