19 Prill 2024

Zyrët e Avokatit të Popullit të hapura për ankesat evenduale

Prishtinë, 6 tetor - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka bërë të ditur se në përmbushje të misionit që ka, sot, ditën kur zhvillohen Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbaj të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend.

Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.

Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyra Qendrore në Prishtinë (rr. MIGJENI, nr. 21, tel: +383 38 223 782; 223 783), Zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn. Ndërtesa e Administratës Pensionale Regjionale, kati i III), Gjilan (kontakti: +383 (0)44/543-889; +383 (0)44/125-742) ); Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicën Jugore ( rr.”Afrim Zhitia” p/n, Ndërtesa e Administratës Pensionale te Kosovës, kati  III, zyret nr. 11 dhe 12), në Mitrovicën Veriore (Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e Komunës së re, kontakti + 383 (0)45 455 319+381, (0)64 956 00 50); Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.”Car Lazari” p.n. pranë NLB Bankës).

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 08:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit, për ankesat eventuale.

Avokati i Popullit bën thirrje për respektim të ligjit e rregullave të vendosura e të pranuara, ashtu siç edhe mundësi të barabarta për grupet e cenuara (personat me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë mundësi lëvizje të lirë – spitali, burgu  etj ).Veprimet e matura e retorika afruese, janë parakushte për integritet e kredibilitet zgjedhor dhe zgjedhje të qeta e të pranueshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)