23 Prill 2024

Zvicra konfirmon ndihmën për Kosovën

Prishtinë, 29 tetor - Ministri i Mbrojtjes Civile dhe i Sportit i Zvicrës, Ueli Maurer tha se vendi i tij, vitin tjetër, Parlamenti i Zvicrës do të votojë për vazhdimin e mandatit të trupave të Zvicrës në kuadër të KFOR-it në Kosovë gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin në detyrë Jakup Krasniqi.

Ai vlerësoi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu bindjen e tij se institucionet e Kosovës do të kapërcejnë suksesshëm edhe sfidat që kanë para tyre.
 
“Duke çmuar rolin dhe kontributin e shumë qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë, punojnë dhe kanë përfunduar shkollimin në Zvicër, Zvicra do të vazhdojë të punojë në forcimin e partneritetit me Kosovën për kapërcimin e të gjitha sfidave”, tha ai.

Ndërsa Krasniqi kërkoi nga ministri Maurer që  Zvicra, si një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe një nga vendet e cila ka dhënë mbështetje financiare si dhe mbështetje ushtarake, me prezencën e saj në kuadër të trupave të KFOR-it, të vazhdojë mbështetjen e saj për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe të shqyrtojë mundësinë për dërgimin e vëzhguesve të saj në zgjedhjet e pritshme parlamentare.
 
U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi, duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes të dy vendeve, tha se Zvicra për shumë qytetarë të vendit tonë është shtëpi e dytë, duke pasur parasysh faktin se atje jetojnë dhe punojnë një numër shumë i madh i qytetarëve të Kosovës.
 
“Në Zvicër jetojnë dhe punojnë shumë  qytetarë tanë të cilët kanë kontribuuar shumë në fuqizimin e jetës dhe të ekonomive familjare në Kosovë. Kemi shumë arsye që këto raporte t’i forcojmë dhe t’i zhvillojmë edhe më shumë në të ardhmen”, theksoi z. Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)