23 Prill 2024

Zgjedhjet lokale përmbushen standardet, KQZ vonohet në informimin e votuesve

Prishtinë, 24 tetor - Demokracia në Veprim (DnV) vlerëson se zgjedhjet lokale të 22 tetor 2017 kanë përmbushur si standardet ndërkombëtare ashtu edhe ato vendore në organizimin e zgjedhjeve.
DnV theksoi se procesi është zhvilluar i qetë dhe qytetarët kanë qenë të lirë dhe të sigurt që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Përjashtim sipas DnV-se bëjnë komunat me shumicë serbe ku ndaj votuesve të komunitetit të njëjtë është ushtruar presion për të votuar.

"Një pjesë e këtij presioni ka ardhur nga votuesit të cilët në mënyrë të organizuar kanë ardhur nga Serbia për të votuar në këto komuna. Janë shënuar edhe një numër i parregullsive të cilat në përgjithësi nuk e kanë dëmtuar mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor."

"Problem më serioz që ka shoqëruar procesin zgjedhor ka qenë mospërputhja e fletëvotimeve për kryetar të komunave me ato për kuvendet komunale, që është verifikuar përmes dengjeve të fletëvotimeve", konsideron DnV.

Këto raste më së shumti kanë qenë të shprehura në komunën e Mitrovicës. Problem tjetër që është shfaqur në ditën e zgjedhjeve ka qenë në komunën e Deçanit, ku vulat e shpërndara në vendvotime për vulosje të fletëvotimeve janë tërhequr pasi ishin shpërndarë gabimisht.

Kjo ka quar në ndërprerjen e përkohshme të procesit të votimit. Që të dy këto natyra të parregullsive nuk kanë qenë të shprehura në proceset e kaluara zgjedhore prandaj kërkojnë sqarim zyrtar nga ana e KQZ-së.

Parregullsitë të cilat janë evidentuar në ditën e zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë qenë: i) prania e materialit propagandues në afërsi të qendrave të votimit; ii) mungesa e materialit zgjedhor; iii) prania e personave të paautorizuar; iv) fotografim i votës; v) votimi familjar; vi) asistim i votuesve më shumë se një herë; vii) votim jashtë kabinës së votimit. Problemet me lisat e votuesve mbetet evidente.

Vëzhguesit tanë kanë raportuar për një numër të rasteve kur qytetarët kanë hasur në vështirësi për të gjetur emrin e tyre në listat e votuesve, si dhe kanë gjetur familjarët e tyre të vdekur në listë. Kjo dëmton besimin e publikut në saktësinë e listë së votuesve.

DnV vlerëson punën e shumë prej anëtarëve të këshillave të vendvotimeve (KVV) për ndërmarrjen e masave të menjëhershme në adresimin e problemeve që kanë shoqëruar procesin e votimit dhe numërimit. Megjithëse trajnimet më cilësore janë tejet të nevojshme, pasi një pjesë e anëtarëve të KVV-ve nuk i njohin mirë procedurat e votimit dhe veçanërisht plotësimit të formularëve dhe paketimit të materialeve.

DnV vlerëson se KQZ ka filluar më vonesë informimin dhe edukimin e qytetarëve rreth procesit dhe mënyrës së votimit, pra vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Përkundër që zgjedhjet lokale 2017 janë organizuar në afat të rregullt kohorë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë edhe në këto zgjedhje ka asistuar KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve ne 4 komunat veriore të vendit. Në këto komuna është lejuar identifikimi i votuesve me dokumente të shtetit të Serbisë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)