29 Mars 2024

Zëvendëskryeministri Kuçi priti në takim lamtumirës John Allelo,

Prishtinë, 2 prill - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në një takim lamtumirës z.John Allelo, këshilltar i lartë për sundimin e ligjit në USAID.

Në takimin me Allelo, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi falënderimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të të gjitha institucioneve tjera dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi po ashtu shprehu mirënjohjen për angazhimet e vazhdueshme dhe mbështetjen e gjithanshme të USAID-it dhe në veçanti të z.Allelo për funksionimin stabil dhe efektiv të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi lartë përkushtimet e Allelo, në procesin e hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një kushtetutë moderne, që garanton institucione funksionale, qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit dhe respektim afirmativ të të drejtave të komuniteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)