19 Prill 2024

Zeneli: Deklaratat se qeveria do të lufton korrupsionin demagogji

Prishtinë, 23 qershor - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli ka vlerësuar sot se deklaratat e qeverisjes aktuale se ata do të luftojnë korrupsionin janë demagogji e thjeshtë dhe asgjë më tepër.

“Pushteti aktual PDK-LDK, sikur të ketë vullnet politik dhe guxim për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të kishim veprime dhe rezultate, prandaj deklarimet se qeverisje aktuale do ti prin luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kohen kur kjo qeverisje PDK-LDK është zhytur skajshmërish në krim financiar dhe  korrupsion, nuk janë gjë tjetër përpos demagogji”, ka thënë Zeneli në konferencën për media.

Ai ka vlerësuar së në Kosovë ka më tepër se dy vite e gjysmë, që pushteti aktual ka ndërtuar retorikë kundër korrupsionit, ka dy  vite e gjysmë që përdoret një gjuhë e ashpër kundër krimit ekonomik, dhe në këtë plan lirishtë mund të themi se kësaj gjuhe fatkeqësisht iu bashkua edhe Eulex-i, por mungojnë rezultatet konkrete.

“Dalja me deklarata e zyrtarëve të Eulex-it për arrestimin e peshqve të mëdhenj dhe mungesa e rezultateve në praktik bënë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të banalizohet. LDD rithekson se sundimi i ligjit nuk arrihet me deklarata publike dhe me distancim nga qeverisja e korruptuar dhe këtë duhet ta dijë edhe ICO dhe EULEX-i,  ata të cilët kanë ardhur të ftuar nga Institucionet e Kosovës për të vendosur rend dhe ligj”, tha nënkryetari Zeneli.

Ai gjithashtu vlerësoi se të dëgjosh kritika nga opozita dhe shoqëria civile është normale, por të dëgjosh kritika e të mungon veprimi konkret nga njerëzit të cilët kanë pushtetin për të vepruar, për të vendosur rend dhe ligj, dhe në vend të kësaj të zgjedhin presionin publik si mjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mundem të quhet ndryshe përpos manipulim me opinionin.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me Degët e LDD-së në Suharekë dhe Ferizaj, Zeneli tha se nga to kanë dalë individ të caktuar por se Degët janë duke funksionuar normalisht, për çka opinioni është njoftuar me kohë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)