24 Prill 2024

Zbulohet pllaka me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes

Prishtinë, 21 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, ceremoni kjo e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas zbulimit të pllakës, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, dhe përfaqësues tjerë të ministrisë së Mbrojtjes, të cilët i ka uruar për këtë fazë të re të funksionimit, duke vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë forcë multietnike dhe profesionale, e gatshme për të kontribuuar në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Pas zbulimit të pllakës, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se sot është një ditë e veçantë për Ministrinë tonë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që nga sot do të ndryshojë emërtimi i Ministrisë në Ministri të Mbrojtjes.

Më pas, ministri Berisha falënderoi të gjithë ata që kontribuuan që Ministria e Forcës së Sigurisë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

“Zyrtarisht që nga sot është dita e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Dua t’i falënderoj të gjithë partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesit e NATO-s që janë këtu, në veçanti dua ta falënderoj kryeministrin e Kosovës, i cili në vazhdimësi, në të gjitha etapat e ka përkrahur transformimin e FSK-së dhe do të vazhdojë ta përkrahë edhe në procesin e tranzicionit”, tha ministri Berisha dhe shtoi se i tërë procesi i tranzicionit do të jetë një proces gradual, transparent dhe është paraparë një plan dhjetëvjeçar i arritjes së kapaciteteve të mbrojtjes.

Duke folur rreth mandatit të ri,  ministri Berisha tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë forcë multietnike, profesionale që do të jetë e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Ministri Berisha falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë në të gjitha etapat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)