20 Prill 2024

Zbardhen prapaskenat e konkursit të anuluar dy herë në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 21 shkurt - Komuna e Prishtinës, para katër viteve kishte shpallur konkurs për pozitën “Udhëheqës i Personelit”.

Pas përfundimit të procedurave të rekrutimit, u parashtrua ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i njejti u anulua.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Eshref Shabani, ka konfirmuar për “SyriKosova” se pasi kishin shqyrtuar ankesat dhe tërë procedurën e rekrutimit,  me 10 qershor 2015 kishin nxjerr vendimin  A/02/217/2015 me të cilin kishin anuluar këtë procedurë për shkak të shkeljeve procedurale.

“Komuna e Prishtinës, fillimisht nuk kishte zbatuar këtë vendim, mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë, me Aktvendimin A.nr.1157/2015 ka refuzuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të Këshillit, pas marrjes se Aktvendimit të Gjykatës Themelore, komuna zbatoi vendimin e Këshillit, tha Shabani.

Mirëpo pas anulimit të konkursit Komuna e Prishtinës më 29 korrik 2015, rishpalli konkursin për “Udhëheqës i Personelit” pas përfundimit të procedurave të rekrutimit.

Shabani, konfirmon për “SyriKosova” se ka pranuar ankesë kundër kësaj procedure dhe pasi ka shqyrtuar ankesën dhe tërë procedurën më datë 29.12.2015, këshilli ka nxjerr vendimin A/02/560/2015 me të cilin ka anuluar për herë të dytë, këtë procedurë për shkak të shkeljeve procedurale.

“Këtë vendim Komuna,  nuk e kishte zbatuar  e këshilli pati njoftuar kryeministrin e Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës për moszbatim të vendimit, shtoi kreu i KPMSHC.

Eshref Shabani kryetar i KPMSHC , ka konfirmuar për “SyriKosova” se nga vendimi i fundit i Këshillit, nuk kanë asnjë dokument nga Komuna e Prishtinës lidhur me veprimet e ndërmarra.

Komuna e Prishtinës, me 5 shkurt 2019, katër vite më pas, ka rishpallur  konkursin për pozitën “Shef i personelit”, vetëm se tash ka ndryshuar emërtimi i pozitës dhe kushtet e konkursit.

Burime të “SyriKosova” brenda komunës marrin vesh se tashmë kushtet e këtij konkursi janë përgatitur vetëm që në krye të kësaj pozite të vijë Avni Zuka, udhëheqës detyre i kësaj pozite tash e disa vite.

Kjo argumentohet për faktin se komuna, ka shpallur konkurs të jashtëm e jo të brendshëm për këtë pozitë, vetëm që të i ofrohen kushte të favorshme Zukës, pasi që si udhëheqës detyre i emëruar që ka qenë deri tani, nuk cilësohet pjesë e stafit të brendshëm, brenda komunës, shkruan SyriKosova.

Ndërsa, sipas ligjit shërbyesve civil, parashihet që për pozitë menaxheriale në komunë, fillimisht duhet të shpallet konkurs i brendshëm e në mungesë të kuadrit adekuat, të shpallet konkurs i jashtëm mirëpo ky ligj, duket se nuk është marrë për bazë nga ana e komunës.

Në pyetjet e drejtuara për Komunën nga “SyriKosova” të njëjtit nuk i janë përgjigjur kërkesës tonë.

Ndërsa këto fakte i fuqizon, Egzon Ademi asambleist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili për “SyriKosova” tha se, Shpend Ahmeti, dy vite para se te dilte nga Lëvizja dhe tash gati dy vite pas, krijonte rrjetin e tij me punësime të ligjshme e të paligjshme, por që për qëllim kishin klientelizmin.

“Kjo çështje besoj se duhet të trajtohet nga organet kompetente dhe të dihen arsyet e ktyre veprimeve anti-ligjore” shtoi Azemi.

Kujtojmë se, konkursi në fjalë mbetet i hapur deri më datën 19 shkurt 2019 dhe i njejti mund të gjindet në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.

/SyriKosova/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)