19 Prill 2024

Xhemajli: Kurti ka mbajt kontakte me shërbimin sekret serb

Prishtinë, 25 dhjetor - Kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli deklaroi se brenda Lëvizjes “Vetëvendosje” ka elemente sllave.

Ai këtë e deklaroi mbrëmë në emisionin “Interaktiv” në KTV, duke drejtuar akuza edhe ndaj kreut të kësaj Lëvizje, Albin Kurti, të cilin e ka përmendur lidhur me një takim me pjesëtarë të shërbimit sekret serb.

“Ai pas luftës dhe lirimit nga burgu ka mbajtur kontakte të vazhdueshme deri në vitin 2004 me inspektorë të shërbimit sekret serb dhe me njerëz të armatës serbe. Këtu vlen të përmenden vëllezërit Daçiç nga Klina, me të cilët është parë Kurti në takime. Njëri prej tyre është inspektor i shërbimit sekret serb dhe tjetri oficerë i armatës serbe”, deklaroi Xhemajli.

Ai ka shprehur keqardhje që disa bashkëluftëtarë të UÇK-së janë pjesë e kësaj Lëvizje, duke përmendur gjeneralin Rexhep Selimi. Ai ka hedhur poshtë akuzat se OVL e UÇK-së po mbron interesat e PDK-së dhe Hashim Thaçit. “Kjo nuk qëndron, sepse ne po mbrojmë vlerat e UÇK-së në këtë rast dhe se dihet se Hashim Thaçi ka qenë një nga kryesuesit e kësaj ushtrie”, theksoi Xhemajli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)