28 Mars 2024

Westerwelle sot në Kosovë

Prishtinë, 27 gusht - Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në agjenden e tij te vizitave në Ballkan pas qëndrimit në Kroaci, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë sot ai do të arrij edhe në Kosovë.

Më këtë rast Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne për të nderuar ministrin Westerwelle, i cili me një fjalë rasti do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës.

Ai do të mbajë takimi të përbashkët  me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm Skender Hyseni.

Pas takimit të përbashkët që ministri Westerwelle do të mbajë me Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Skender Hyseni, ky i fundit do të ketë një takim Tête à tête me homologun e tij gjerman. 

 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë po i bën thirrje Serbisë të heqë dorë nga pretendimi ndaj Kosovës dhe të përqëndrohet tek përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.


Ai deklaroi gjatë qëndrimit në Beograd se Bashkimi Evropian mbështet bisedimet e drejtpërdrejta në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ato duhet të zhvillohen në Bruksel e jo në Nju Jork.

Westerwelle tha se dialogu për çështjet praktike është i domosdoshëm dhe duhet të zhvillohet në Bruksel e jo në Nju Jork.

Mirëpo ai theksoi se pajtimi mund të arrihet vetëm, nëse Beogradi ballafaqohet me realitetin.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, ndërsa harta gjeografike e Evropës Juglindore është vizatuar dhe e përfunduar.

Ministri gjerman Guido Westerwelle i tha zyrtarëve serbë gjatë një vizite dje në Beograd, se pavarësia e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga 69 vende të botës, është një realitet i pamohueshëm.

Ai tha po ashtu se zyrarët e BE-së janë të gatshëm të ndërmjetësojnë bisedimet e drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)